Një grup grabitesish shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë greke, pasi akuzohen për një sërë ngjajresh kriminale të ndodhura në vendin fqinj. Mediat vendase kanë bërë me dije dhe emrat e tyre, ndërsa Policia ka publikuar dhe fotot.
Sipas mediave greke bëhet me dije se në pranga kanë rënë: Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Roland Rroshi, Dhimitër Ramadani dhe Dionis Gjojdeshi.
Ata u arrestuar pas shuë grabitjesh në pikat e karburantit, parkingjet dhe banesat. Ata kryenin grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.
Policia gjatë arrestimit sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi dhe telefona.