Gjykata e Fierit pritet të japë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për konfliktin në Levan, i cili më pas degradoi edhe në plagosje me armë brenda ambienteve të spitalit të Fierit. Gjyqtar i çështjes është Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.
Para gjykatës do të dalin vëllezërit nga Levani Daniel dhe Gazment Braçe, 21 dhe 32 vjeç. Daniel Braçe, është i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Aleksandër Zhapaj.
Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës punonjësin e rendit publik.