Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Kujtojmë këtu se ish-policit Santiago Malkos, i morën jetën në zonën e Kinostudios.
Ai u qëllua me breshëri plumbash, të cilët e lanë atë të vdekur në vend. Sipas policisë atentati i tij ishte i planifikuar prej kohësh dhe i mirë organizuar.
Malko dha dorëheqjen rreth tri vite më parë nga Policia e Shtetit. Por ai u shfaq edhe në atentatin e ndodhur në zonën e ish-bllokut.
Ai shfaqet me kapele në kokë në kamerat e sigurisë në ambientin e brendshëm të një lokali në ish-Bllok, gjatë shkëmbimit me armë zjarri ku u vra Fabian Gaxha dhe ku u plagosën Elion Hato dhe Ervis Martinaj.
Nga hetimet rezultoi se ai nuk kishte kryer asnjë veprim të dyshimtë dhe ndaj nuk pati as edhe një problem.