Tronditet Sauku/ Kush është studenti i Policisë që i vunë armën në kokë në parkingun e hotelit? Dyshohet se ky është autori i ngjarjes së rëndë (Zbardhen emrat)

0
347

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur në Sauk të Tiranës, pranë Akademisë së Policisë.

Ervis Murati, 27 vjeç është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Burime zyrtare nga policia konfirmuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve dyshohet se autori i ngjarjes së rëndë është Ndue Ndoi, student në vitin e parë të Akademisë së Sigurisë.

Ngjarja

Ndërsa autori mësohet se është një student i Akademisë së Policisë. Ngjarja ka ndodhur në një hotel-bar përballe akademisë.

Duke u bazuar te hetimet paraprakë, burime policore thanë se studenti i Akademisë, në vitin e parë për gradën nënkomisar, ndodhej në lokal. Disa persona mbërritën atje dhe i kërkuan të dilte jashtë. Ata zbritën në afërsi të parkingut të biznesit. Studentit i është vënë arma në kokë. Ky i fundit ka reaguar duke plagosur një prej personave në fjalë, Ervis Muratin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Motivet mbeten ende të paqarta.

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë . Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”, njoftoi Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here