Numri dy i qeverisë, deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar sot 26 majin e 23 viteve me pare, duke e përcaktuar atë si ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re-30 vjeçare të vendit, kur Shteti-policia, SHIK, rrahën barbarisht në qendrat e votimit socialistët.
Vetë Braçe ka qenë “viktimë’ e asaj dhune, dhe sot, 23 vite me pas, teksa kujton tmerrin e atyre ditëve, duke postuar edhe fotot e dhunës, në faqen e tij në Facebook ka një paralajmërim të fortë.
“Kush mendon se do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune, ta harroje!
Kjo parti-pavarësisht se ndryshon, përtërihet, ka genin e 1996-tës të patjetërsueshëm!”- thekson Brace.
Postimi i Braçes
BARBARET 30 VJECAR TE FASHIZMIT ORIENTAL!
1. Pardje ishte 26 maj,
23 vite me pas nga dita, te cilen,
fashizmi oriental e ktheu ne
diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK,
policite e tjera-tatimore etj,
gangsteret e rrugeve te armatosur,
sulmoi qendrat e votimit,
dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste,
diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit,
mori kontrollin e tyre dhe ne fund,
shkroi nje rezultat te rreme,
te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan,
e shpalli zyrtarisht ate!
Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi,
#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua,
nuk u mbyll, nuk u zhbe,
u rikthye ne #Beteje,
me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!
Nje dite me pas, ne 27 maj,
per fashizmin oriental te Sali Berishes,
ishte dita e hallit,
rezultatit qesharak qe
kish shkruar per gjithe naten,
qe nuk gjendej ne kuti,
as ne popull;
Une, pas barbarise se nje dite me pare ne #Berat, u shpalla fitues nga
zemergjeresia e fashizmit me,
50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!
Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre,
rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze:
c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si sot, 28 maj,
beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci,
zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut,
ku shteti-policia, SHIK, policite,
gangsteret e rrugeve te thirrur ne force,
kishin organizuar teatrin e dhunes!
Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;
Udheheqes se opozites socialiste,
opozites tjeter bashkuar me ne,
burra e gra, te rinj, gazetare,
te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes!
2. I risolla keto tre dite,
per te thene se:
Kush mendon se
do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune,
ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon,
perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!
Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh,
nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe
zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta,
vendosur nga populli!




