836 euro për një drekë, pas surprizës së hidhur që ditën e parë në ishullin grek, turisti amerikan bën veprimin që nuk pritej

0
362

Një shtetas amerikan që kishte shkruar për pushime në ishullin grek të Mykonos në Detin Egje është përballur me një surprizë aspak të këndshme.Francisco Tajeda nga Brooklyn ishte në ishullin popullor grek të Mykonos në Detin Egje.Por ditën e parë, ai përjetoi një tronditje kur vendosi të hajë në restorantin lokal DK Oyster, që ndodhej menjëherë pranë plazhit.

Edhe pse e ka konsideruar një drekë të zakonshme, ai ka paguar atë që e konsideron “një çmim të pabesueshëm” . Turisti ka thënë se ka paguar 836 euro.

Në tërbim e sipër, amerikani postoi llogarinë në faqen e internetit të Tripadvisor, duke u ankuar për faturën e kripur.

Pronari i restorantit, megjithatë, reagoi i qetë dhe racional.

“Nëse nuk mund të përballosh ushqimin tonë, atëherë mos eja. Gjeni një vend më të lirë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here