Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar debate në lidhje me kërkesën e opozitës joparlamentare, PD-së dhe LSI-së, për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk kanë asnjë kandidat për kryetar bashkie.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike. Ivi Kaso, tha se është e drejtë ligjore për të pasur komisionerë. Ai tha në mbledhjen e KQZ, se në procesin e deritanishëm ka shkelje të mëdha ligjore që sipas tyre lidhen me regjistrimin e kandidatëve të tjerë, siç janë të Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, që sipas Kasos, por tentohet të krijohet një opozitë fasadë.
Kaso tha se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë kërcënuar për të mos pranuar regjistrimin e komisionerëve. Ndërkohë nga ana tjetër tha se nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje kundër pranimit të komisionerëve, atëherë do të përballen me përgjegjësi penale. Anëtari i KQZ-së Denar Biba, tha se ky është një shantazh shumë i rëndë për të ndikuar në mënyrën e votimit, në sajë të kërcënimit. Kaso tha se vetëm sa parashtroi të drejtat ligjore që sipas tij i takojnë PD-së.
“Opozitë fasadë për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debati”, tha Ivi Kaso.
“Na shantazhove. Ishte shume e rëndë dhe e ulët. Është hera e parë”, u shpreh Denar Biba.
Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore për komisionerët.
Eridjan Salianji, PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues.
Kaso: Duam anëtarë në KZAZ, kjo është e qartë. Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore
Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar. Pastaj të lindin të drejtat për marrjen pjesë në proces.
Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje