Sekretari për çështjet Zgjedhore të PD, Ivi Kaso ka reaguar pas refuzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e komisionarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas Kasos, kandidaturat që paraqitën ishin në përputhje me kriteret ligjore dhe ishin kandidatura serioze.
‘Sollëm kandidatura në përputhje me kriteret liogjore, kandidatura serioze me eksperiencë të mëparshme. Nuk kishte asnjë arsye ligjore për të refuzuar, përveç urdhrit politik të drejtpërdrejtë.
Rama është i shqetësuar për praninë e komisonerëve. Kemi të bëjmë më një mazhorancë edhe kur garon e vetme vjedh procesin zgjedhor.
Ne do t’i drejtohemi partnerëve ndërkombëtarë, denoncimet do të behën emër dhe mbiemër duke filluar nga KQZ e cila është e paligjshme pasi PS ka katër anëtarë në kundërshtim me ligjin’, u shpreh Kaso.