Dorëhiqet deputeti, Pavle Bogoevski u përgjua duke porositur drogë në telefon

0
328

Deputeti i pavarur i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i deputetit pas pergjimeve ku akuzohet se po porosiste drogë. Bogoevski e ka bërë publike gjatë punës së komisionit, të cilën e ka ndërprerë menjëherë. Që nga fillimi i seancës, anëtarja e Komisionit Nevenka Stojkovski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pikën për vërtetimin e shkeljes së kodeksit të Kuvendit, nga kryetari i Komisionit për çështjen e mandateve dhe imuniteteve Pavle Bogoevski. Bogoevski replikoi duke thënë se heqja e imunitetit të Gruevskit do të jetë procesi i fundit në krye të këtij komisioni. Ai më pas ndryshoi mendje dhe mori vendim që menjëherë të ndërpres seancën dhe të tërhiqet nga posti i deputetit. Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit pritet të vazhdoj me punë, por do të udhëhiqet nga zv. Kryetarja e Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here