Lotaria Amerikane, Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

0
370

Të gjithë ata që kanë aplikuar dhe janë në pritje të një përgjigje për lotarinë amerikane, sot do të mësojnë nëse janë apo jo fitues.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas Ambasadës Amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për të verifikuar nëse jeni apo jo fitues, duke nisur nga pasditja duhet të kontrolloni duke klikuar KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here