Video/ Pamjet nga lart, shikoni dëmet që ka shkaktuar zjarri në Notre Dame në Paris

0
370

Gazetari i Radio Francës, Alexandre Fremont, ka publikuar një foto e bërë nga droni, që tregon dëme të konsiderueshme të katedrales Notre Dame.

Ndërkohë një zyrtar francez i ka thënë Reuters se një zjarrfikës është plagosur rëndë duke luftuar me flakët që përfshinë katedralen.  Referuar mediave ndërkombëtare thuhet se struktura e Notre-Dame është ruajtur nga shkatërrimi total.

Me qindra njerëz janë mbledhur në rrugët përreth Katedrales në Paris duke parë flakët në heshtje.  Katedralja e famshme e Parisit u përfshi nga flakët për shkaqe ende të qarta. Zyrtarët thanë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here