Plas sherri në mes të emisionit ndërmjet politikanëve, përplasje fizike e karrige kokës ndaj njëri-tjetrit (VIDEO)

0
369

Zgjedhjet krijojnë gjithmonë tension mes palëve, por në këtë rast një debat i nisur në një studio televizive ka përfunduar në një përplasje fizike.

Duket se zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen më 8 maj në Afrikën  e Jugut, po priten me eufori të madhe, aq sa politikanët nuk e kontrollojnë më veten.

Një skenë aspak e këndshme është regjistruar në një emision, ku përfaqësues të partive rivale, kanë degjeneruar në sherr fizik në fund të intervistës.

Debati zhvillohej në një sallë në periferi të Wape Town. Papritur pjesëmarrësit në sallë nisën të përlesheshin duke goditur me karrige njëri-tjetrin, ndërsa nuk u kuptua qartë shkaku.

Menjëherë sapo nisi kjo përplasje, televizioni ka ndërprerë transmetimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here