Google search engine
Home Aktualitet Rama akuza Mynyr Konin: I vetmi që s’e ka marrë vesh se...

Rama akuza Mynyr Konin: I vetmi që s’e ka marrë vesh se ndodhi protesta e studentëve, duhet të përgjigjet para jush

0
331

Kryeministri Edi Rama kritikoi dhe sulmoi dje shumë ashpër rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Gjatë një bashkëbisedimi dje me studentë dhe pedagogë mbi ecurinë e “Paktit për Universitetin”, Rama ironizoi Konin duke deklaruar se vetëm ai nuk e ka marrë vesh akoma nëse ndodhi apo jo protesta e opozitës. Sipas tij, nga gjithë situata e krijuar nga kryengritja e studentëve vetëm xhaketa e rektorit nuk u prek. Në këtë mënyrë, ai i kërkoi studentëve që t’i kërkojnë llogari Mynyr Konit sepse nëse vijohet në këtë mënyrë, fakultet do të vijojnë në të njëjtën gjendje.

“Nuk e di, ose e di, por nuk po e them për të mos ulur nivelin e bisedës. E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizje nga gjithë ajo që u krijua është xhaketa e rektorit të universitetit. Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektori”, tha i pari i qeverisë.

Studentët e pranishëm në takim i kërkuan Ramës shkarkimin e Mynyr Konit, por kryeministri theksoi se e drejta për ta hequr nga detyra rektorin u takon studentëve. “Rektorin e keni zgjidhur ju, jo ne. Duhet të përgjigjet para jush por ka edhe fatin që kur ju duhet të shkoni tek ai, niseni tek ministria dhe ai rri atje. Unë besoj se ligji i ri i Arsimit të Lartë i jep fuqi senatit dhe strukturave të tjera, pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që kur bëheni bashkë rektori reagoi brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, do vendosë një standard tjetër sjelljeje të rektoratit me gjithë pjesën tjetër”, u shpreh Edi Rama. Ndërkohë studentët ngritën shqetësime para kryeministrit, si mos rikonstruksioni i godinës, apo edhe mosfunksionimi i bibliotekës dixhitale. Për të gjitha këto kryeministri e drejtoi gishtin tek rektorati, i cili tha qëndron në postin e tij më rehat se sa një mbret për shkak të autonomisë që sot kanë universitetet shtetërore. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here