KPA jep njoftimin e rëndësishëm për anëtaren e KLP-së

0
380

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë vendimin për Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari, njëhkohësisht anëtare e KLP.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimare e konsideroi ankimin e Komisionerit Publik të pabazuar në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrative të KPK-së, rrjedhimisht kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e enjte, më 28 shkurt, ora 12.00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë, ” njofton KPA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here