I shpëtoi atentatit në Korçë, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit: Ja ku dyshoj

0
408

Zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit i cili dyshohet se ka qenë objektiv i të shtënave me armë drejt makinës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr 4 të Korçës. “Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashte. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba. Nuk e di kush e ka bërë. Kam patur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë.” Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes “Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here