Detajet/ Breshëri të shtënash me kallash, autorëve u ndodh ajo që nuk e prisnin

0
470

Një breshëri të shtënash është dëgjuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës.Dy persona kanë hapur zjarr me automatikë në drejtim të një fuoridtrade. Qëllimi ka qenë të ekzekutonin pronarin e makinës, por për “fatin e tyre të keq”, atentatorët kanë dalë huq pasi në makinë nuk ka patur asnjë person. Sipas të dhënave paraprake, pronari i makinës, person me precedentë penalë, ka arritur të dalë nga makina në momentin kur mbi mjet është zbrazuar një breshëri plumbash. Fatmirësisht atentati ka dështuar, ndërsa policia ka arritur tashmë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here