Kryeministri Edi Rama porositi deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët tashmë i kanë djegur mandatet e tyre. “Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”,- mësohet të jetë shprehur Rama për të tijët. Por çfarë do të ndodhë me skenën politike? Kur kampi mazhoritar dhe ai opozitar refuzojnë kategorikisht të dialogojnë mes tyre, qoftë edhe përmes debateve të “largëta” televizive? Kujtojmë se ndërkombëtarët vazhdojnë me thirrjet për dialog.