Zbulohet shënjestra e atentatit në Korçë, ja e kaluara e tij e errët

0
426

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në lagjen nr. 4, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shënjestra e atentatit ka qenë Mateos Aliko 29-vjeç.  Pronari i makinës Mateos Aliko sipas të dhënave të para nga Korça është me precedent penal, por ka shpëtuar, pasi në momentin që autorët kanë zbrazur kallashnikovin nuk ka qenë në makinë. 29-vjeçari së bashku me një tjetër person ishin pak metra larg makinës kur ndodhi ngjarja, pasi po drejtoheshin për te automjeti. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu. Aliko ishte dënuar me 7 vite për një grabitje me plagosje në vitin 2008 në një pikë bixhozi që ndodhej në segmentin Dishnicë-Korçë. Mateos Aliko së bashku me Gentian Kostën dhe Markel Bushon grabitën një sasi të konsiderueshme parash, prej 800 mijë lekësh. Të maskuar dhe të armatosur tre të rinjtë, Aliko në atë kohë 18 vjeç dhe dy të tjerët 25 dhe 32 -vjeç u futën në pikën e basteve dhe pasi morën lekët u përleshën duke lënë të plagosur tre persona, mes tyre Adrian Peno. Policia po heton në këtë pistë nëse është hakmarrje për grabitjen e 11 viteve më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here