Gara për SPAK, aplikojnë 3 prokurorë të tjerë (Emrat)

0
479

Një ditë para përfundimit të afatit, 3 prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

Mësohet se prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK janë Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani si dhe prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt  pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 17 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

17 prokurorët kandidatë për në SPAK:

Arben Kraja

Anton Martini

Besnik Muçi

Behar Dibra

Besim Hajdarmataj

Dritan Prençi

Dolorez Musabelliu

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Eugen Beci

Klodian Braho

Shkëlzen Cena

Vladimir Mara

Fatmir Hoxhaj

Altin Dumani

Enkeleda Osmani

Elida Kackini (Celami)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here