Djegia e mandateve, reagon për herë të parë Presidenti Meta

0
395

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Deutche Welle” në Berlin ku ka komentuar edhe djegien e mandateve nga opozita shqiptare. Në intervistë, Meta shprehet se çdo veprim ekstrem nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por as forcimit të institucioneve. Presidenti Meta kërkon që në lidhje me rastin mazhoranca të kuptojë përgjegjësitë që ka për qeverisjen e vendit.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë”, u shpreh Meta.

Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?

Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.

Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.

Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?

Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.

Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.

Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik, pasi në fund fare asnjë justifikim nuk do të jetë i vlefshëm dhe i dobishëm për askënd në rast se vendi do ta humbasë këtë mundësi.

Mundësitë, sidomos pas arritjes të marrëveshjes historike midis Maqedonisë dhe Greqisë, janë mjaft të konsiderueshme. Ndaj duke përfituar dhe nga ky sukses i Maqedonisë të japim një mesazh pozitiv dhe një mundësi Bashkimit Europian, që të japë një sinjal të fortë shprese dhe inkurajimi për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here