Edhe pse Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letër që të paraqitej në orën 14:00 në këtë institucion kreu i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili nuk ka shkuar ende. Vasili do të merret në pyetje për të dëshmuar në lidhje me skandalin e tenderave në kohën kur ai drejtonte ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë ditën e djeshme u mor në pyetje dhe ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani.
Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.
Hetimet jane shtrirë për 5 tendera
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2.Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit