Idajet Beqiri: Berishës po i shkon thika në palcë nga SPAK prandaj kërcënon me plumb ballit, opozita po u shërben interesave serbe

0
659

Opozita është e pashpresë. Ajo ka mbi supe krimet më të rënda që u janë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 28 vjet sistem pluralist në vend. Opozita e sotme nuk mundi të bëhej dot opozitë. Në radhë të parë nuk e lejon e kaluara kriminale, me Berishën dhe me Bashën si dy prototipat e krimeve më të rënda që kanë kryer dhe që reforma në sistemin gjyqësor, krijimi i SPAK po ua bënë ditët e numëruara për të dhënë llogari para drejtësisë. Në radhë të dytë nuk i lejon roli i misionarit, domethënë roli i të qenit zëdhënës të përkushtuar deri në vetëflijim të qarqeve antishqiptare serbo-greke, kundër interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Së paku qysh nga korriku 1990 e në vazhdim, qarqet antishqiptare, serbe kryesisht, i kanë vërsulur dhe i vërsulin këta të ashtuquajtur herë “opozitarë”, herë “opozitarë”, kundër interesave kombëtare shqiptare. “Lufta e ftohtë” është futur brenda Shqipërisë dhe bëhet e hapur “shqiptarët” kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, për interesat e armiqve të betuar të Shqipërisë.

Tashmë duhet domosdo të prishet imazhi i vendit, duhet t’u jepet “material” dhe “arsye” atyre që nuk e duan integrimin europian të Shqipërisë dhe Berisha e Basha, me gjithë sahanlëpirësit e tyre, po e bëjnë këtë gjë. Në datën 16 shkurt ju vërsulën me zjarr e vandalizma barbare të dhunshme Kryeministrisë, këtij institucioni nga më të rëndësishmit e shtetit, për të përligjur tezën serbe se “shqiptarët janë barbarë dhe antishtet”! Dje duheshin “djegur” mandatet e deputetëve të opozitës, dhe po për interesat e Serbisë, me qëllim që të mos marrim datën e negociatave për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti, Berisha-Basha e bënë edhe këtë gjë, paçka se kjo është një vetëvrasje për ta. Nga ana tjetër, me këto akte kaq të rënda shkatërruese, vlerësojnë se po largojnë disi “shpatën” e drejtësisë që e kanë mbi kokë nga goditja fatale që pritet prej SPAK dhe BKH për krimet e shumta makabre me dëme të pallogaritshme që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. I gënjen mëndja! Drejtësinë, ligjin, ndëshkimin e krimit dhe të këtyre kriminelëve që po mbajnë peng për 28 vjet Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ka “bir bushtre” t’i pengojë. Haka shqiptare do të vej te i zoti! Kryeministri aktual Edi Rama e ka lënë “zbuluar” bandën kriminale shumë vjeçare me në krye Sali Berishën. Ai shtroi dhe po shtron me mençuri, guxim dhe sakrifica rrugën e sigurt të goditjes pa mëshirë të krimeve që ka bërë dhe vazhdon të bëj kundër popullit dhe vendit Berisha dhe banda e tij. Kjo është arsyeja që Berisha, me thikën që po i vete në palcë, shpreh mllefosjen e tij që i del nga dhimbja e rëndë e shpirtit të vrerosur se “Edi Rama do plumbin ballit”! “Bishës” fashistoide i ka ardhur ngordhja. “Ngordhja” e tij është interes i lart kombëtar shqiptar. Populli e dëshiron me gjithë forcën e shpirtit këtë gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here