Anëtarja e KLP ‘përplas’ organet e vettingut

0
443
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në datën 25 shkurt seancën për prokuroren e Tiranës dhe anëtaren e KLP, Antoneta Sevdari. Ka qenë një përplasje mes Komisionerit Publik dhe trupit gjykues që ka çuar në shtyrjen e afatit të konkluzioneve përfundimtare për Sevdarin. Komisioneri Publik kërkoi riçelje të të hetimit administrativ, por kërkesa është refuzuar nga trupi gjykues, cili e ka konsideruar dokumentacionin në dosje si të mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes.
 Prokuroroja Antoneta Sevdari u konfirmua në detyrë nga KPK më 13 gusht të 2018  por do të ishte pikërisht Komisioneri Publik i cili do ankimonte vendimin, me pretendimin se KPK nuk kishte kryer hetim të plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here