“Më dhunuan fizikisht”, polici kallëzon penalisht deputetët e PD-së (EMRAT)

0
444

Një oficer në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i cili ishte roje natën kur u arrestuan dhe ndaluan disa protestues me 16 shkurt, ka kallëzuar penalisht disa deputetë të Partisë Demokratike.Mbrëmjen e të shtunës deputetët demokratë shkuan në Drejtorinë e Policisë ku ishin ndaluar disa protestues. Ata fillimisht nuk u lanë të hynin, gjë që solli edhe konfrontim fizik mes deputetëve dhe policëve.

Deputetët e kallëzuar janë Gent Strazimiri dhe Flamur Noka, për shkak se hynë me forcë në ambientet e drejtorisë. Oficeri pretendon se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.Bëhet e ditur se janë sekuestruar pamjet filmike të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe do të bëhet verifikimi i nevojshëm, për të parë nëse është përdorur dhunë apo jo ndaj policit. Kujtojmë se nga ana tjetër, deputeti Flamur Noka ka deklaruar pas përplasjes se i kishin gjetur drejtuesit e policisë duke  pirë alool dhe nuk iu kishiin dhënë asnjë sqarim deputetëve të opozitës. “Jeni dëshmitarë sesi u sollën e gjithë kupola e policisë duke lënë për rreth një orë deputetët e opozitës jashtë. Menduam se kishin punë, por kur u ngjitëm sipër pamë kupolën e Drejtorisë si një tufë derrash të zhgërryer, me Ëhisky, Vodka e RedBull, e ne na lanë duke prituar pa dhënë asnjë sqarim. Ata po festonin. Policia që duhet të ishte në shërbim të qytetarëve ishte duke u zhgërryer në Whisky”, – deklaroi Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here