Trump letër Vuçiç-it për Kosovën, vjen reagimi i revoltuar nga Beogradi: Kurth për Serbinë!

0
389

Mediat në Beograd shkruajnë se Serbia nuk e pranon mënyrën e marrëveshjes me Kosovën, të cilën ua ka kërkuar përmes letrës që i ka dërguar presidentit serb, Aleksander Vuciç. Sipas tyre, SHBA po e fut në kurth Serbinë që ta njohë Kosovën.

“Beogradi nuk do të pranojë ofertën e presidentin amerikan për njohjen e Kosovës, të cilën në mënyrë hipokrite ia ka bërë presidentit Aleksander Vuciç”, shkruan e përditshmja serbe ‘Novosti’.

Sipas gazetës, kjo thirrje që bëhet në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës është skandaloze, dhe pala serbe atë e sheh si ‘aksion të sinkronizuar’ për ta vënë në kurth Serbinë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, presidenti Trump kur i ka shkruar Hashim Thaçit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës një letër i ka shkruar edhe presidentit serb.

Ai ka kërkuar edhe njëherë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje brenda këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here