“Çipuri” objektivi i atentatit mafioz në Vlorë, zbulohet lidhja e tij me dy viktimat

0
590

Një atentat mafioz është shënuar tek “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës, me dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin “Çipuri”, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij.

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës. Dyshohet që automjeti të jetë përdorur gjatë atentatit nga autorët dhe të jetë djegur më tej prej tyre në një distancë të largët, për të humbur gjurmët.

Trupat e viktimave janë mbuluar nga policia, të cilët ndodhen rreth 2 metra larg njëri-tjetrit. Një i vdekur është gjetur në një makinë Passat, ndërsa tjetri në rrugë. Nuk dihet ende nëse ka pasur përleshje të armatosur mes palëve. I plagosuri Armando Sulejmani është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here