Vuçiç: Kurrë nuk jam takuar fshehurazi me Thaçin

0
496

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se “nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë takim sekret me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, siç pretendojnë politikanët opozitarë nga Aleanca për Serbinë, në lidhje me debatin e ndryshimit të kufijve. Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se brengoset për situatën në Kosovë, “sepse është e qartë se kemi punë me njerëz të papërgjegjshëm, të cilët nuk mendojnë se çdo hedhje e benzinës në zjarr mund të sjellë një katastrofë që askush nuk dëshiron”. Ai shton: “Ne nuk i kërcënojmë kurrë ata, edhe pse i dëgjojmë çdo ditë kërcënimet e tyre. Vetëm se unë mund të them para jush se – ai që mendon se mund të bashkojë Serbinë, kush mendon se mund të sulmojë serbët do të përballët me përgjigje të fuqishme dhe t’iu lutemi që këtë të mos e bëjnë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here