Një banesë në Durrës është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm pasditen e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të zjarrëfikses së qytetit, ku pritet neutralizimi i flakëve dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.