Protesta e 16 shkurtit, Policia e Tiranës i refuzon lejen opozitës

0
395

Policia e Tiranës i refuzon lejen për protestën e 16 shkurtit opozitës. Opozita kishte bërë kërkesë për të lejuar tubimin para Piramidës dhe para kryeministrisë.Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në koordinatat e caktuara pasi: Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here