Maqedoni, e nervozon përkthyesja Talat Xhaferi i bie tavolinës: Fol shqip!

0
425

Një moment pakujdesie e përkthyeses e ka nervozuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në momentin që po u drejtohej mediave bashkë me homologun e tij shqiptar Gramoz Ruçi.  Kryeparlamentarit Xhaferi i është dashur të trokasë disa herë në foltore për ta sinjalizuar përkthyesen se duhet të fillojë të përkthejë deklaratën e tij nga gjuha maqedonase në shqip.  Megjithatë, duket se përkthyesja nuk e kishte mendjen fare tek konferenca për media. Xhaferi fillimisht ka pritur disa çaste përkthyesen për të nisur punën e saj, e cila sapo ka hapur gojën ka bërë edhe gabimin e radhës.  Në vend që të përkthente fjalët e Xhaferit nga maqedonishtja në shqip, përkthyesja vetëm ka përsëritur fjalët e tij në maqedonisht nga fjalimi i përkthyer paraprakisht që po mbante në dorë.  Me këtë rast zoti Xhaferi i ka rënë për së dyti herë foltores dhe e ka sinjalizuar përkthyesen se fjalët e thëna në gjuhën maqedonase duhet të përkthehen në shqip për të kuptuar kolegu i tij shqiptar Gramoz Ruçi se çfarë po thoshte Xhaferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here