Aurela Gaçe kritikon Ronela Hajatin për Robert Aliajn

0
593

Çdo vit, pas përfundimit të “Kënga Magjike” mbledh disa nga finalistët ku diskutojnë për ndjesitë dhe çfarë nuk u pa nga shikuesit por edhe për pikët.Pjesa e pikëve nxit gjithë debat dhe në një moment, Ronela foli dhe për materialin e përgatitur nga Robert Aliaj, i cili nuk u kualifikua në finale.

Ronela Hajati tha se kënga “Ah ku më hodhi Zoti” është recitim, e sipas saj Aliaj mund të shkojë vetëm në ndonjë kongres me atë material e jo në ‘Kënga Magjike’.

Por Ronelën e kundërshtuan disa, sidomos Aurela Gaçe, e cila e ka mbështetur Robertin që në fillim. Po ashtu edhe Rovena Dilo u shpreh se kënga e Robertit dhe mesazhi që përcjell është ndër më të bukurat e këtij edicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here