Kosovë, qeveria refuzon Mogherini-n për taksën tregtare

0
432

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj tha sot se pavarësisht kërkesave të Federica Mogherinit, shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian për të tërhequr vendimin e taksës, taksa hiqet vetëm kur Kosova pranon njohje nga Serbia. ”Taksa hiqet në momentin kur kemi njohje nga Serbia dhe Kosova i ka argumentet e forta pse është e vendosur kjo taksë. Nuk është respektuar marrëveshja e CEFTA-s dhe e gjithë kjo është bërë në mbrotje të sovranitetit dhe ekonomisë së vendit”, është thënë në reagimin e Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini së fundi në një adresim publik i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Ajo ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here