Mogherini nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës

0
427

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm nuk duhet të bëhet në vija etnike. “Pavarësisht se për cilat adoptime do të pajtoheshin palët në të ardhmen, rezultati nuk duhet të ishte spastrimet etnike të vendeve. Në çfarë do rasti, të dyja vendet duhet të mbesin shumetnike” ka thënë Mogherini. Ajo i bëri këto deklarata, pas takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefat e diplomacisë se vendeve anëtare të BE-së, diskutuan për situatën në Ballkanin Perendimor, por pjesën më të madhe të kohës biseduan për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mogherini porositi të dyja vendet se është “në përgjegjësinë e tyre e ardhmja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”. “Ne atyre iu ofrojmë ndihmë, hapësirë dhe këshilla, por është në anën e tyre të përcaktojnë shpejtësinë dhe rezultatin e dialogut” ka thënë Mogherini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here