Tensione në Finiq/ Griset flamuri grek dhe thyhet memoriali i minoritarit

0
411

Persona të panjohur, mbrëmjen e së hënës, rreth orës 18:00, në fshatin Krane, bashkia Finiq, kanë grisur flamurin grek dhe kanë thyer memorialin e Thimio Lolit, prijës i minoritetit.

Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”.

Policia e Sarandës me të marrë njoftimin nga banorë të fshatit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe zbardhur të vërtetën se pse ka ndodhur e tërë kjo.

Kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço tha se “ky është një provokim i hapur që i bëhet minoritetit etnik grek”.

“Kërkojmë nga organet kompetente kapjen sa më shpejt të autorëve dhe zbardhjen e të vërtetës. Kërkojmë njëkohësisht ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në zonat e minoritetit dhe njëkohësisht të nisë përpjekja e përbashkët për ndalimin e retorikës nacionaliste, e cila sjell destabilizim dhe urrejtje që prishin marrëdhëniet, harmoninë dhe bashkëjetesën mes dy popujve”, tha Kiço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here