Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, e cila njihet për deklarata e saj shpesh kontroverse, siç ishte krahasimi i kryeministrit Rama me Skënderbeun, ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit.
Spiropali, ngatërroi ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u shprehur se shqiponja qëndron në “fushë të zezë”.
‘Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona’, pohoi Spiropali.
Ditë më parë, gafë bëri edhe deputeti tjetër socialist, Fate Velaj, që llogariti gabim përvjetorin e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.