Pronari i Nissan, Carlos Ghosn arrestohet për abuzime

0
1020
Drejtuesi i prodhuesve japonezë të makinave Nissan, Carlos Ghosn është arrestuar sot për pretendime abuzimesh financiare, njoftonte vetë  kompania.
Ghosn, i cili ka qenë një figurë madhore e industrisë së makinave, do të shkarkohet shpejt nga posti i tij pas takimit të bordit drejtues të enjten, njoftonin ekzekutivët e tjerë.
Ai akuzohet për akte serioze abuzimi, duke përfshirë dhe mos-raportimin e plotë të rrogës së tij personale dhe përdorim të aseteve të kompanisë.
Nissan është prodhuesi i gjashtë më i madh në botë i makinave dhe tha se tashmë do të përpiqet të stabilizojë situatën dhe të normalizojë operacionet e përditshme për stafin e tij dhe partnerët e biznesit.
Kompania tha se prej muajsh po kryente një hetim të brendshëm pas disa sinjalizimeve për abuzime.
Mediat japoneze raportojnë se Ghosn ka raportuar më pak se 5 miliardë jen ($44milionë) gjatë një periudhe pesëvjecare prej vitit 2011.
Prej vitit 2010, kompanitë japoneze janë detyruar të publikojnë rrogat e drejtuesve që fitojnë më shumë se 100 milionë jen në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here