Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së thellë 4-0 përballë Skocisë.
Ai tha se shkaktari i humbjes ishte kartoni i kuq dhe një penallti që nuk duhej dhënë në fund të pjesës së parë.
E filluam mjaftë mirë, u prish loja shumë shpejt pas një kartoni të kuq, pastaj u dha një penallti që nuk duhet të jepej, 11 metërshi vendosi gjithçka. pastaj vuajtëm në pjesën e dytë sepse u lodhëm fizikisht. Trajneri na tha nuk duhet të humbim kokën, ai na kërkoi të japim maksimumin’, deklaroi Grezda.