Kur duhen edhe pak minuta nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë, një tifoz skocez ka përfunduar pa ndjenja në trotuarin e qytetit të Shkodrës.
Sipas raportimeve të fundit shkak i gjendjes të tifozit është bërë konsumi i madh i alkoolit.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca të cilin e ka transportuar për në spital.
Mbi 2 mijë tifozë skocezë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe “Loro Boriçi” pritet të jetë i tejmbushur.