U ekzekutua sot me plumb në kokë në Shkodër, kush është biznesmeni Fatos Ferracaku

0
549

Ditën e sotme në lagjen ‘Rus” në Shkodër u vra në një atentat me armë zjarri një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave të deritanishme, viktima është identifikuar me emrin Fatos Ferracaku, ndërsa bashkë me të u plagos edhe Fatmir Mehja.

Sipas burimeve të para, Ferracaku njihej si një tregtar peshku dhe e zhvillonte aktivitetin e tij në Merkatën e Peshkut në Shkodër.

Po ashtu, referuar edhe nga i njëjti mbiemër policia po heton edhe në një tjetër pistë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku  në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here