Breshëri plumbash në lagjen “Rus” në Shkodër.
Për pasojë ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur. Mësohet se i vdekur ka mbetur Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Mehaj. Dy persona, me motoçikletë, kanë qëlluar me armë në drejtim të dy personave në zonën e Markantës, ku tregtohet peshku.
Mësohet se viktima, i cili ishte tregtar peshku është qëlluar me plumb në kokë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca por janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes kriminale