Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e prokurorisë për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet në trafik droge vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.
Gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’.