I shpëtoi arrestimit të policisë, shfaqet Lul Berisha në Durrës, paraqitet tek…

0
430

Dy ditë pasi policia nuk mundi ta vërë në pranga, pasi nuk e gjeti në banesë gjatë aksionit për kapjen e tij, paraqitet vetë në Shërbimin e Provës, Lul Berisha.

Me herët avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, ka thënë se Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi “arrest me burg” apo “kërkim policor” dhe nuk ka pasur as vendim për kontroll banese.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, sipas avokatit dhe nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nuk ka caktuar as masë sigurimi ‘arrest me burg’, as ‘kërkim policor’ dhe as nuk ka ndonjë vendim për kontroll banese. Megjithatë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe nuk ka gjetur asgjë”, thotë avokati Hysi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here