Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka raportuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda se sot në këtë gjykatë po ndodh diçka që asnjëherë më para nuk është parë. Sot Krimet e Rënda po gjykohen banda e Shijakut,Avdylajt dhe skandali me pronat në Lezhë ku janë përfshirë edhe dy ish deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Arben Cuko që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Burgjeve.
“Për herë të parë tek Krimet e Rënda janë ulur 31 persona, gjë që nuk ka ndodhur më parë “-tha Lala.