Shkupi reagon ndaj akuzave të Moskës për kalimin e marrëveshjes

0
542
Ministria e jashtme e Maqedonisë ka reaguar sot ndaj akuzave të Moskës, e cila një ditë më parë tha se kalimi i Marrveshjes së Prespës në parlamentin maqedon u bë me anë të shantazheve e kërcënimeve.
Shkupi tha se refuzon kategorikisht akuzat e ministrisë së jashtme ruse si të pabaza e të pavërteta.
“Ministria e Punëve të jashtme të Maqedonisë refuzon akuzat e ministrisë së Jashtme ruse, duke i konsideruar të pabaza e të pavërteta, me qëllim kompromentimin e një procesi politik me rëndësi historike për Maeqdoninë e qytetarët e saj”, thuhej në deklaratën e Shkupit, ku shtohej se vendimi reflekton përkushtimin e vjetër të Maqedonisë për bashkim në NATO dhe në Bashkimin Evropian Union.
“Kjo ka pasur një konsensus të gjerë dhe njihet mirë edhe nga miqtë tanë rusë,” thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here