Skandali në Greqi. Kotzias flet për herë të parë për milionin e eurove, për mediat shqiptare

0
322

Pas deklaratës së djeshme zyrtare të qeverisë dhe nisjes së një hetimi nga ana e prokurorisë ka folur për herë të parë për mediat vendase, edhe sh-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias mbi lajmin, se shuma të mëdha janë financuar për disa media dhe gazetarë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Duke iu referuar asaj që thuhet në lidhje me fondet sekrete, Kotzias, i acaruar përdori fjalë, si ‘idiotësi’  dhe ‘mungesë seriozitetit’:

‘Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament’, tha ai.

Faktikisht këto deklarata justifikuese ishin pikërisht ato që priteshin, nga ish-ministri i Jashtëm helen, i cili cilësohet përgjegjësi kryesor për skandalin që ka plasur së fundmi në Greqi, por edhe në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here