Theu pjatat dhe hodhi ushqimin, Zonja Tefta bën “për një lekë” Renato Mekollin: Skandaloze!

0
889

Ditën e djeshme nisi në Top Channel emisioni më i ri i moderuar nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me situatat tensionuese që krijoi në studio

Sjellja e tij e ashpër me konkurentët dhe hedhja e ushqimit e ka revoltuar Zonjën Tefta, e cila na ka shoqëruar prej kohësh në ekran me emisionin e saj të gatimit. Nëpërmjet një satusi, ajo ka reaguar për situatën e krijuar në emision, ku qorton Renato Mekollin.

“Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar”, shkruan Tefta ndërsa nuk le pa përmendur as takat 20 pond të një prej shefeve të kuzhinës, konkurrente në këtë emision.

REAGIMI I PLOTË I ZONJËS TEFTA:

Ndjej keqardhje që për hir të komercializimit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të programeve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunizmit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të cdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet re në emisione si ”Hell´s Kitchen” në Top Channel – kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.

Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë sesi do ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses te ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre!

Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia , të përcjell tek teleshikuesit, edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat cdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në bestytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here