Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nga turpi në turp ndërkohë që rrethi i Vetingut vjen duke u shtrënguar.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet pushim lindjeje, gjykatësit Gjin Gjoni.
Zonja Etilda Gjonaj thotë se kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme.
“Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së çka e bën shumicën e këtij institucioni autore të një vendimmarrjeje haptazi të paligjshme”
Sipas Gjonajt vendimi është marrë në fshehtësi
“Vendimi është marrë me argumentimin se është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh vizita në shtetin Gjerman ku udhëton familja e tij, KLD është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste dhe të korruptuar. Veprimet janë në shkelje të rëndë të rregullave proceduriale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së i marrë në procedurë të parregullt është absolutisht i pavlefshëm”.