E fejuara e Stresit bën reagimin e parë publik pas arrestimit të këngëtarit

0
461

Reperi shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj, u arrestua nga policia pasditen e së mërkurës, pasi akuzohet se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë. Në momentin e arrestimit, ai shfaqej i shtrirë përmbys në krevat, gjysmë lakuriq në një nga hotelet që ndodhet në zonën e Linzës.

Policia zbuloi se reperi shqiptar ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P. Ç, e cila po gjykohet në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzimit të krimit”.

Mirëpo siç shumë nga fansat e tij e dinë, reperi ka pranuar se është martuar në gjendjen civile me partneren e tij, Kejsi dhe mezi prisnin të organizonin dasmën gjigande.

Por duket se Kejsi nuk do t’ia dijë aspak për arrestimin e reperit, pasi në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një foto që nuk ka lidhje fare me Stresin.

E veshur me një fustan të bardhë, ajo pozon shumë serioze përpara pasqyrës, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës! Edhe përse ndjekësit ngulin këmbë të dinë nëse ajo do t’i qëndrojë pranë Arkimedit!

Gjithsesi, ajo nuk ka hequr nga dora, unazën në gishtin e martesës duke ngritur dyshimet se nuk ka hequr aspak dorë nga reperi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here