Pas akuzave si pjesëtar i “bandës së Berishës” që ka bërë regjistrimet, ditën e sotme në Prokurori Sali Lushaj ka dëshmuar për videon ku shfaqet Fredi Alizoti.
Sipas informacioneve mësohet se Lushaj ka kërkuar dy milionë lekë të reja dëmshpërblim nga Balla.
Në videon e dytë të publikuar për çështjen ‘Babalja’ deputeti i PD-së Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës.
Pas këtij momenti Balla tha se nuk ka folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales dhe as me kunatin e kreut të PD-së. Ditën e sotme Balla ka dëshmuar tek Krimet e Rënda për ‘Babalen’, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur kurrë kontakte me Alizotin.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë Sali Lushaj, paditi në Prokurori Ballën.