Ditën e djeshme, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Uniformat blu thanë se arrestimi i tij erdhi pas disa muajsh hetime, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë.
Moderatori i njohur Edi Oga ka ironizuar aksionin e policisë, nisur edhe nga e shkuara e këngëtarit, oi arrestuar dhe i liruar edhe disa herë të tjera më parë.
“Policia dhe drejtësia u këputën duke punuar:
Arrestojnë Stresin!
2012. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2015. Arrestojnë Stresin!
2015. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2018. Arrestojnë Stresin!
2018. Lirojnë Stresin!
……………………………..
Hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit, o Stres!
Është kat i parë dhe derën e ke të hapur!”, shkruan Oga.
Uniformat blu thonë së gjatë arrestimit të Stresit në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.